Rastet

Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave.

Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.

Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA, duke thënë mes tjerash: “A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore:”

Ndërkohë, disa llogari në Facebook, të hapura së fundi kanë postuar statuse denigruese për gazetaren Ramaj, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.

Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura.




Detajet e raportuesit Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave.   Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.   Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA, duke thënë mes tjerash: “A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore:”   Ndërkohë, disa llogari në Facebook, të hapura së fundi kanë postuar statuse denigruese për gazetaren Ramaj, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.  
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Saranda Ramaj & KTV
Gjinia Femër
Data 10.2.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Komuna e Prishtines, Perparim Rama, Doruntine Maloku
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias KTV
Burimi Facebook & Media
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura. 
Share this Post: