Rastet

Fushatë denigruese ndaj gazetarëve dhe portalit Nacionale, Prizren, 15.08.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me fushatën linçuese kundër portalit online “Nacionale” dhe gazetarëve të saj.

Në një pankartë të vendosur në qytetin e Prizrenit, ku shihen fotografitë e gazetarëve, Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala, thuhet “Drejtësi për popullin, dënim për përqarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm dhe i vë në cak të sulmeve si online ashtu edhe fizike, gazetarët dhe familjarët e tyre.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për largimin e pankartave, dhe hetimin e veprimit që përmban gjuhë të urrejtjes dhe nxitjes. AGK-ja, njëherësh bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që gazetarët dhe mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.




Detajet e raportuesit Fushatë denigruese ndaj gazetarëve dhe portalit Nacionale, Prizren, 15.08.2023
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me fushatën linçuese kundër portalit online “Nacionale” dhe gazetarëve të saj. Në një pankartë të vendosur në qytetin e Prizrenit, ku shihen fotografitë e gazetarëve, Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala, thuhet “Drejtësi për popullin, dënim për përqarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Vullnet Krasniqi, Berat Buzhala
Gjinia Grup
Data 15.8.2023
Qyteti Prizren
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Nacionale
Burimi Nacionale
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm dhe i vë në cak të sulmeve si online ashtu edhe fizike, gazetarët dhe familjarët e tyre. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për largimin e pankartave, dhe hetimin e veprimit që përmban gjuhë të urrejtjes dhe nxitjes. AGK-ja, njëherësh bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që gazetarët dhe mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.
Share this Post: