Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 11.07.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie.
Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”. Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi.
Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë.
AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve.
Detajet e raportuesit | Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 11.07.2023 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie. Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”. Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi. Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Front Online |
Gjinia | Grup |
Data | 11.7.2023 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Feim Kelmendi |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Front Online |
Burimi | |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve. |