Rastet

Gjuhë denigruese ndaj T7, Kamenicë, 13.03.2023

Vaxhid Rexhepaj, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetarit të Televizionit 7, Çlirimtar Morina.

Rexhepaj, i pyetur për një fotografi montazh në zyrën e Rrahimajt që është bërë virale, ka zgjedhur t’i sulmojë mediat, në vend të dhënies së një përgjigjeje.

Në videon e publikuar nga T7, Rexhepaj dëgjohet duke thënë se “pikturën do t’ua dërgojmë pronarëve tuaj, si Aleksandar Vuciqi”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshme dhe kërcënuese një gjuhë të tillë, e që nuk është një rast i izoluar ndaj gazetarëve që përcjellin aktivitetet e zyrtarëve shtetërorë në terren. Edhe njëherë, AGK-ja, u bën thirrje zyrtarëve të pushtetit si qendrore ashtu edhe lokale, që të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe të respektojnë punën e tyre.




Detajet e raportuesit Gjuhë denigruese ndaj T7, Kamenicë, 13.03.2023
Rastet Përshkrimi Vaxhid Rexhepaj, Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetarit të Televizionit 7, Çlirimtar Morina. Rexhepaj, i pyetur për një fotografi montazh në zyrën e Rrahimajt që është bërë virale, ka zgjedhur t’i sulmojë mediat, në vend të dhënies së një përgjigjeje. Në videon e publikuar nga T7, Rexhepaj dëgjohet duke thënë se “pikturën do t’ua dërgojmë pronarëve tuaj, si Aleksandar Vuciqi”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 13.3.2023
Qyteti Kamenicë
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Vaxhid Rexhepaj
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias T7
Burimi T7
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshme dhe kërcënuese një gjuhë të tillë, e që nuk është një rast i izoluar ndaj gazetarëve që përcjellin aktivitetet e zyrtarëve shtetërorë në terren. Edhe njëherë, AGK-ja, u bën thirrje zyrtarëve të pushtetit si qendrore ashtu edhe lokale, që të mos përdorin gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe të respektojnë punën e tyre.
Share this Post: