Rastet

Gjuhë nënçmuese në drejtim të gazetares, Albijona Hoxhaj, Prishtinë, 18.07.2021

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka përdorur gjuhë nënçmuese në drejtim të gazetares së Institutit të Kosovës për Drejtësi, Albijona Hoxhaj dhe kolegëve të saj.

Pas raportimit të “Betimit për Drejtësi” për qasjen e Viktor Buzhales në drejtim të gazetares, Albijona Hoxhaj, Buzhala ka vazhduar të përdorë gjuhë akuzuese e ofenduese ndaj gazetarëve edhe përmes një komenti në Facebook.

“Thuani që unë paskam fyer dhe ofenduar pse një pyetje konstatuese të një gazetareje tuaj e paskam quajt qesharake… Nuk është faji im pse ju mbani në punë injorantë dhe e keni nivelin e tillë”, ka shkruar ndër të tjera Buzhala.

Krahas komentit me gjuhë ofenduese për gazetarët, Buzhala ka shkruar edhe një status në profilin e tij në Facebook, ku sipas tij Instituti i Kosovës për Drejtësi rreshtohet prapa “veprimeve potenciale kriminale”.

“I njejti "Institut", ne emer te drejtesise eshte i rreshtuar fuqishem ne mbrojtje te krimit potencial dhe aktiviteteve potenciale kriminale. Disa here eshte ndale rryma ne Pallatin e Dresise gjate seancave te rendesisishme, si Stenta 2, ndaj Uke Rugoves apo ndaj 4 ministrave. Keto ndalesa kane be qe senacat te nderpriten. Asnje ndalese nuk ka ndodhe nga KEDS. Pikerisht, ky "Institut", e ka kamufluar ndalesen para opinionit gjate raportimit, duke thene vetem u ndal rryma”, ka shkruar pos tjerash Buzhala.

Për AGK-në është shqetësues fakti që gazetarët janë ende pre e akuzave, ofendimeve dhe sjelljeve të tilla nga zyrtarët publikë.

AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve publikë të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të distancohen nga akuzat, ofendimet dhe nënçmimet në drejtim të tyre.




Detajet e raportuesit Gjuhë nënçmuese në drejtim të gazetares, Albijona Hoxhaj, Prishtinë, 18.07.2021
Rastet Përshkrimi Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka përdorur gjuhë nënçmuese në drejtim të gazetares së Institutit të Kosovës për Drejtësi, Albijona Hoxhaj dhe kolegëve të saj. Pas raportimit të “Betimit për Drejtësi” për qasjen e Viktor Buzhales në drejtim të gazetares, Albijona Hoxhaj, Buzhala ka vazhduar të përdorë gjuhë akuzuese e ofenduese ndaj gazetarëve edhe përmes një komenti në Facebook. “Thuani që unë paskam fyer dhe ofenduar pse një pyetje konstatuese të një gazetareje tuaj e paskam quajt qesharake… Nuk është faji im pse ju mbani në punë injorantë dhe e keni nivelin e tillë”, ka shkruar ndër të tjera Buzhala. Krahas komentit me gjuhë ofenduese për gazetarët, Buzhala ka shkruar edhe një status në profilin e tij në Facebook, ku sipas tij Instituti i Kosovës për Drejtësi rreshtohet prapa “veprimeve potenciale kriminale”. “I njejti "Institut", ne emer te drejtesise eshte i rreshtuar fuqishem ne mbrojtje te krimit potencial dhe aktiviteteve potenciale kriminale. Disa here eshte ndale rryma ne Pallatin e Dresise gjate seancave te rendesisishme, si Stenta 2, ndaj Uke Rugoves apo ndaj 4 ministrave. Keto ndalesa kane be qe senacat te nderpriten. Asnje ndalese nuk ka ndodhe nga KEDS. Pikerisht, ky "Institut", e ka kamufluar ndalesen para opinionit gjate raportimit, duke thene vetem u ndal rryma”, ka shkruar pos tjerash Buzhala. Për AGK-në është shqetësues fakti që gazetarët janë ende pre e akuzave, ofendimeve dhe sjelljeve të tilla nga zyrtarët publikë. AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve publikë të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të distancohen nga akuzat, ofendimet dhe nënçmimet në drejtim të tyre.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Albijona Hoxhaj
Gjinia Femër
Data 18.7.2021
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Viktor Buzhala
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Instituti i Kosovës për Drejtësi / Betimi për Drejtësi
Burimi Betimi për Drejtësi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve?
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, i vlerëson të papranueshme akuzat dhe nënçmimet e zëdhënësit të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala në drejtim të gazetares së “Institutit i Kosovës për Drejtësi”, Albijona Hoxhaj dhe kolegëve të saj. Për AGK-në është shqetësues fakti që gazetarët janë ende pre e akuzave, ofendimeve dhe sjelljeve të tilla nga zyrtarët publikë. AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve publikë të njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të distancohen nga akuzat, ofendimet dhe nënçmimet në drejtim të tyre.
Share this Post: