Rastet

Gjuhë nxitëse e Dimal Basha ndaj AGK-së dhe RTK-së, Prishtinë, 04.05.2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka vazhduar edhe këtë fundjavë me gjuhën nxitëse si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj RTK-së.

Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë.

AGK-ja, e ka për mision primar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, dhe reagon kur këto të drejta e liri, cenohen e shkelen. Teksa, lidhur me shkeljet e mundshme të Kodit të Etikës, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë deputetët, mund t‘i drejtojnë ato tek organi vetërregullues KMShK për mediet online, dhe tek KPM për televizione dhe radio.

AGK-ja, e fton sërish z.Basha që të përmbahet nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK.

Aludimi i serishëm i z. Basha se si AGK ashtu edhe RTK u shërbejnë interesave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, është krejtësisht i pabazuar e i papranueshëm, por mbi të gjitha shumë i rrezikshëm. Gjuha e tillë, e vazhdueshme sikur kjo e z.Basha dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet, kanë kontribuar që Kosova të bie kaq shumë në nivelin e respektimit të lirisë së medies, sikurse e ka konstatuar raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij.




Detajet e raportuesit Gjuhë nxitëse e Dimal Basha ndaj AGK-së dhe RTK-së, Prishtinë, 04.05.2024
Rastet Përshkrimi Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka vazhduar edhe këtë fundjavë me gjuhën nxitëse si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj RTK-së. Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet e të veprojë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia
Data 4.5.2024
Qyteti
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Dimal Basha
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK, AGK
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve?
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja, e ka për mision primar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve, dhe reagon kur këto të drejta e liri, cenohen e shkelen. Teksa, lidhur me shkeljet e mundshme të Kodit të Etikës, çdo qytetar i Republikës së Kosovës, duke përfshirë deputetët, mund t‘i drejtojnë ato tek organi vetërregullues KMShK për mediet online, dhe tek KPM për televizione dhe radio. AGK-ja, e fton sërish z.Basha që të përmbahet nga seria e sulmeve, si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj medieve, duke e përfshirë Transmetuesin Publik, RTK. Aludimi i serishëm i z. Basha se si AGK ashtu edhe RTK u shërbejnë interesave të presidentit serb, Aleksandar Vuciq, është krejtësisht i pabazuar e i papranueshëm, por mbi të gjitha shumë i rrezikshëm. Gjuha e tillë, e vazhdueshme sikur kjo e z.Basha dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet, kanë kontribuar që Kosova të bie kaq shumë në nivelin e respektimit të lirisë së medies, sikurse e ka konstatuar raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij.
Share this Post: