Gjuhë ofenduese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit Arsim Lani, Prishtinë, 01.12.2020
Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Melihate Tërmkolli, ka përdorur gjuhë ofenduese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit të Televizionit 7, Arsim Lani.
Tërmkolli përmes një mesazhi elektronik, e ka quajtur gazetarin “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu ka kërcënuar Lanin, duke i thënë se “ do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një reagimi për media ka dënuar gjuhën denigruese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit, Arsim Lani. AGK-ja, gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre.
| Shteti | Kosovë |
|---|---|
| Emri dhe Mbiemri | Arsim Lani |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 01/12/2020 00:00 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Frikësim – kërcënim verbal (përfshirë kërcënimet me vdekje) |
| Nga kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Melihate Tërmkolli |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | T7 |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Jo |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | Jo |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, përmes një reagimi për media ka dënuar gjuhën denigruese dhe kërcënuese në drejtim të gazetarit, Arsim Lani. AGK-ja, gjithashtu ka kërkuar nga zyrtarët politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre. |

