Rastet

Gjuhë seksiste ndaj gazetares Meridiana Statovci, Prishtinë, 12.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, e dënon në termat më të ashpër gjuhën seksiste, të papranueshme dhe të ulët të Visar Gecit kundër gazetares së KOHA-s, Meridiana Statovci.

Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën “George W. Bush” në kryeqytet.

AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen nga një zyrtar me të cilin ai punon.

Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre.




Detajet e raportuesit
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon gjuhën seksiste dhe denigruese të Visar Gecit ndaj gazetares Meridiana Statovci për shkak të raportimeve të saj për punimet në rrugën “George W. Bush”. AGK kërkon që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, të distancohet dhe ta dënojë këtë gjuhë. AGK thekson se një sjellje e tillë është e papranueshme dhe vështirëson punën e gazetareve, veçanërisht kur sulmon gazetarët gra.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Meridiana Statovci
Gjinia Femër
Data 12.3.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Visar Geci
Lloji i Medias
Emri i Medias
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen nga një zyrtar me të cilin ai punon. Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre.
Share this Post: