Rastet

Gjuhë tejet e rrezikshme ndaj Berat Buzhalës dhe Nacionales, Prishtinë, 04.09.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me akuzën e rëndë të Ilir Sadriut, djalit të Sadri Sadriut të vrarë në Ferizaj, muajin e kaluar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sadriu e akuzon gazetarin dhe themeluesin e portalit online Nacionale, Berat Buzhala, për përfshirje në rastin e vrasjes së babait të tij. Sadriu ka shkruar se “fakti që rasti nuk u denoncua para gjykatave të Republikës së Kosovës, por para atyre të Serbisë, dhe duke marrë parasysh lidhjet e ngushta të Berat Buzhalës me aktorë të tjerë kriminalë në Serbi, vetëm sa e forcon dyshimin për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në vrasjen e babait tone”.

Kjo akuzë është e rëndë dhe tepër e rrezikshme, dhe AGK-ja, e dënon fuqishëm për pasojat që mund të ketë. Pas kësaj akuze publike, siguria e Buzhalës dhe e gazetarëve të tjerë në Nacionale komprometohet seriozisht.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të marrë masa shtesë për ofrimin e sigurisë për Buzhalën dhe ekipin e tij.




Detajet e raportuesit Gjuhë tejet e rrezikshme ndaj Berat Buzhalës dhe Nacionales, Prishtinë, 04.09.2024
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me akuzën e rëndë të Ilir Sadriut, djalit të Sadri Sadriut të vrarë në Ferizaj, muajin e kaluar. Në një postim në rrjetin social Facebook, Sadriu e akuzon gazetarin dhe themeluesin e portalit online Nacionale, Berat Buzhala, për përfshirje në rastin e vrasjes së babait të tij. Sadriu ka shkruar se “fakti që rasti nuk u denoncua para gjykatave të Republikës së Kosovës, por para atyre të Serbisë, dhe duke marrë parasysh lidhjet e ngushta të Berat Buzhalës me aktorë të tjerë kriminalë në Serbi, vetëm sa e forcon dyshimin për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në vrasjen e babait tone”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Berat Buzhala
Gjinia Mashkull
Data 4.9.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Ilir Sadriu
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Nacionale
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve?
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Kjo akuzë është e rëndë dhe tepër e rrezikshme, dhe AGK-ja, e dënon fuqishëm për pasojat që mund të ketë. Pas kësaj akuze publike, siguria e Buzhalës dhe e gazetarëve të tjerë në Nacionale komprometohet seriozisht. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të marrë masa shtesë për ofrimin e sigurisë për Buzhalën dhe ekipin e tij.
Share this Post: