Rastet

Hakohet llogaria në Telegram e gazetarit Urall Boshnjaku, 13.01.2025, Mitrovicë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga gazetari dhe udhëheqësi i portalit “Mitropol” nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, për hakimin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Telegram.

AGK-ja shpreh shqetësimin e saj për këtë rast, marrë parasysh se kjo llogari ka shërbyer për kryerjen e detyrave profesionale të portalit.

AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Njësitit për Krime Kibernetike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e llogarisë së gazetarit.

Sulme të tilla, përpos që e pengojnë zhvillimin normal të punës së gazetarëve, mund të çojnë në keqpërdorime të mundshme, duke rrezikuar sigurinë e gazetarit dhe kolegëve të tij që punojnë në këtë portal.




Detajet e raportuesit
Rastet Përshkrimi Llogaria në Telegram e Urall Boshnjakut, gazetar në mediumin lokal Mitropol është hakuar.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Urall Boshnjaku
Gjinia Mashkull
Data 13.1.2025
Qyteti Mitrovicë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Mitropol
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga gazetari dhe udhëheqësi i portalit “Mitropol” nga Mitrovica, Urall Boshnjaku, për hakimin e llogarisë së tij personale në rrjetin social Telegram. AGK-ja shpreh shqetësimin e saj për këtë rast, marrë parasysh se kjo llogari ka shërbyer për kryerjen e detyrave profesionale të portalit. AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Njësitit për Krime Kibernetike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar rikthimin e llogarisë së gazetarit. Sulme të tilla, përpos që e pengojnë zhvillimin normal të punës së gazetarëve, mund të çojnë në keqpërdorime të mundshme, duke rrezikuar sigurinë e gazetarit dhe kolegëve të tij që punojnë në këtë portal.
Share this Post: