Rastet

Intimidim ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 03.05.2024

Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti.

Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin . Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

AGK-ja, e përgëzon kolegen Foniqi Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit.

Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve.




Detajet e raportuesit Intimidim ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 03.05.2024
Rastet Përshkrimi Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti. Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës. “Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin . Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Blerta Foniqi Kabashi
Gjinia Femër
Data 3.5.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Dimal Basha
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK
Burimi RTK
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja, e përgëzon kolegen Foniqi Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit. Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve.
Share this Post: