Kanosje ndaj gazetarit, Diamant Bajra, Prishtinë, 04.04.2022
Gazetari i Gazetës Blic, Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara.
“Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se - “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”. Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit”, thuhet në njoftimin e Gazetës Blic.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë njoftim, dhe ka ftuar organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit.
| Detajet e raportuesit | Kanosje ndaj gazetarit, Diamant Bajra, Prishtinë, 04.04.2022 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Gazetari i Gazetës Blic, Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara. “Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se - “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”. Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit”, thuhet në njoftimin e Gazetës Blic. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Diamant Bajra |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 4.4.2022 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Gazeta Blic |
| Burimi | Gazeta Blic |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë njoftim, dhe ka ftuar organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit. |

