Rastet

Kërcënim dhe pengim në detyrë ndaj ekipit të KALLXO.com, Rahovec, 19.03.2021

Ekipi i KALLXO.com, gazetarja Arbisa Shefkiu dhe kameramani, Denis Slovinja janë kërcënuar dhe penguar nga dy persona në qytetin e Rahovecit.

Ekipi është kërcënuar tri ditë më parë përderisa ishin duke xhiruar në afërsi të teqesë “Haxhi Shejh Iljazi Rifai”, duke e trajtuar rastin e një parkingu që komuna i ka dhënë leje për shfrytëzim të kësaj hapësire shehut, Mehdi Shehu, pa pëlqimin e banorëve dhe Asamblesë Komunale.

Gazetarja dhe kameramani me të filluar xhirimet e kësaj hapësire janë kërcënuar nga një person që ka dalë nga teqeja dhe iu është drejtuar me fjalët: “Këqyr se mundesh me rrnu hala se i ri je”. Pas këtij kërcënimi, Mehdi Shehu, ka dalë dhe ka penguar ekipin duke mos i lejuar të marrin pamje me arsyetimin se nuk kanë të drejtë të xhirojnë këtë hapësirë.

Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës dhe pas marrjes së deklaratave të ekipit, prokurori i rastit, Anton Hasanaj, e ka mbyllur rastin dhe ka deklaruar se nuk ka elemente të veprës penale. Mbyllja e rastit nga prokurori sipas KALLXO.com, ka ardhur pa i lexuar deklaratat e gazetarëve, pa i vlerësuar provat dhe vetëm me anë të telefonit.

Megjithatë, sipas raportimeve të tyre, rasti vazhdon të jetë duke u hetuar nga njësitet policore, të cilët e kanë njoftuar prokurorin.

Për AGK-në veprime të këtilla në drejtim të gazetarëve dhe profesionistëve të medieve që janë duke ushtruar detyrën, përbëjnë presion ndaj tyre. Kërcënimi, pengimi dhe format e tjera të frikësimit ndaj kolegëve tanë kohëve të fundit po shënojnë rritje dhe kjo po kërcënon sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme të medieve në Kosovë.

AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa ndaj sjelljes së këtyre dy personave që kanë kërcënuar dhe penguar ekipin e KALLXO.com.




Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Ekipi i KALLXO.com
Gjinia Mashkull
Data 19/03/2021 00:00
Qyteti Rahovec
Lloji i incidentit Frikësim – kërcënim verbal (përfshirë kërcënimet me vdekje)
Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari Mehdi Shehu dhe nje person tjeter i panjohur
Lloji i Medias Online
Emri i Medias KALLXO.com
Burimi Mediet
Prokurori Publik Prokurori i rastit, Anton Hasanaj, e ka mbyllur rastin dhe ka deklaruar se nuk ka elemente të veprës penale. Mbyllja e rastit nga prokurori sipas KALLXO.com, ka ardhur pa i lexuar deklaratat e gazetarëve, pa i vlerësuar provat dhe vetëm me anë të telefonit.
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori? Po
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për AGK-në veprime të këtilla në drejtim të gazetarëve dhe profesionistëve të medieve që janë duke ushtruar detyrën, përbëjnë presion ndaj tyre. Kërcënimi, pengimi dhe format e tjera të frikësimit ndaj kolegëve tanë kohëve të fundit po shënojnë rritje dhe kjo po kërcënon sigurinë e gazetarëve, raportimin e tyre të pavarur dhe lirinë e përgjithshme të medieve në Kosovë. AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa ndaj sjelljes së këtyre dy personave që kanë kërcënuar dhe penguar ekipin e KALLXO.com.
Share this Post: