Kërcënim ndaj gazetarit Korab Rexhepi, Prishtinë, 12.02.2024
Gazetari i DTV, Korab Rexhepi, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga një person me inicialet M.B.
Rexhepi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se këto kërcënime janë bërë pasi që M.B., i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton.
Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin “do ta zhdukë me gjithë familje”.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime janë të papranueshme dhe ftojmë Policinë e Kosovës që ta trajtoj rastin në mënyrë që kërcënuesi të ndëshkohet nga organet e drejtësisë.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre jo vetëm në AGK, por edhe në Policinë e Kosovës.
Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj gazetarit Korab Rexhepi, Prishtinë, 12.02.2024 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Gazetari i DTV, Korab Rexhepi, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga një person me inicialet M.B. Rexhepi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se këto kërcënime janë bërë pasi që M.B., i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton. Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin “do ta zhdukë me gjithë familje”. |
Shteti | |
Emri dhe Mbiemri | Korab Rexhepi |
Gjinia | Mashkull |
Data | 12.2.2024 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | M.B. |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | DTV |
Burimi | |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime janë të papranueshme dhe ftojmë Policinë e Kosovës që ta trajtoj rastin në mënyrë që kërcënuesi të ndëshkohet nga organet e drejtësisë. Gjithashtu, i bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë që të mos hezitojnë që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre jo vetëm në AGK, por edhe në Policinë e Kosovës. |