Kërcënim ndaj medieve, Prishtinë, 14.07.2022
Deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online.
Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.
Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara.
Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.
| Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj medieve, Prishtinë, 14.07.2022 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot në Kuvendin e Kosovës, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos atyre online. Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend. Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | |
| Data | 14.7.2022 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë |
| Shkelësi / i dyshuari | Fitore Pacolli |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave. |

