Kërcënim ndaj redaktorit, Alban Selimi, Prishtinë, 16.03.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për tentim zjarrvënien e garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi.
Selimi mbrëmjen e djeshme përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt, por që nuk ia ka arritur qëllimit.
“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, ka shkruar ai.
Për AGK-në kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe ndikojnë në punën e gazetarëve për të raportuar në një ambient të sigurt. Andaj, kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që të hetohen motivet e këtij sulmi, dhe autori të vihet para drejtësisë.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve.
---- 20.03.2023 -----
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit me inicialet A.L, për djegien e garazhës së gazetarit Alban Selimi.
--- 30.08.2023 ----
Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit A.L për vrasje e rëndë në tentativë.
| Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj redaktorit, Alban Selimi, Prishtinë, 16.03.2023 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për tentim zjarrvënien e garazhit të redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi. Selimi mbrëmjen e djeshme përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt, por që nuk ia ka arritur qëllimit. “Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, ka shkruar ai. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Alban Selimi |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 16.3.2023 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | RTK |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | Eshtë ngritur aktakuzë |
| Gjyqësor | Ka filluar procedurë ligjore |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | Po |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Për AGK-në kërcënime të tilla janë tërësisht të papranueshme dhe e cenojnë rëndë lirinë e shprehjes dhe ndikojnë në punën e gazetarëve për të raportuar në një ambient të sigurt. Andaj, kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që të hetohen motivet e këtij sulmi, dhe autori të vihet para drejtësisë. Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të gjithë qytetarëve. |

