Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Saranda Aliu, Prishtinë, 16.12.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër kërcënimin dhe gjuhën fyese të përdorur ndaj gazetares Saranda Aliu, gazetare në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Aliu është kërcënuar nga një burrë, që ishte subjekt i raportimit për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të pranuar nga gazetarja, rasti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, gjatë një telefonate profesionale, ku ajo është përballur me kërcënime serioze dhe gjuhë degraduese, të cilat përbëjnë pengesë të drejtpërdrejtë në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit.
AGK mirëpret faktin që rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe kërkon nga Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet të plotë dhe pa vonesa. Mosndëshkimi i rasteve të tilla rrezikon të inkurajojë sulme dhe kërcënime të tjera ndaj gazetarëve.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me gazetaren Saranda Aliu dhe rithekson se kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë drejtpërdrejt lirinë e medias.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Saranda Aliu, Prishtinë, 16.12.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër kërcënimin dhe gjuhën fyese të përdorur ndaj gazetares Saranda Aliu, gazetare në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Aliu është kërcënuar nga një burrë, që ishte subjekt i raportimit për dhunë në familje. Sipas njoftimit të pranuar nga gazetarja, rasti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, gjatë një telefonate profesionale, ku ajo është përballur me kërcënime serioze dhe gjuhë degraduese, të cilat përbëjnë pengesë të drejtpërdrejtë në ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Saranda Aliu |
| Gjinia | Femër |
| Data | 16.12.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | KIKS Kosova / Klan Kosova |
| Burimi | Saranda Aliu |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK mirëpret faktin që rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe kërkon nga Policia e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet të plotë dhe pa vonesa. Mosndëshkimi i rasteve të tilla rrezikon të inkurajojë sulme dhe kërcënime të tjera ndaj gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh solidaritet të plotë me gazetaren Saranda Aliu dhe rithekson se kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë drejtpërdrejt lirinë e medias. |

