Kërcënime me jetë ndaj gazetarëve të Insajderit, Prishtinë, 25.06.2024
Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me krimin e shpërlarjes së parave.
Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje.
AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë.
AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime me jetë ndaj gazetarëve të Insajderit, Prishtinë, 25.06.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me krimin e shpërlarjes së parave. Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 25.6.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Insajderi |
| Burimi | Insajderi |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | Po |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete. |

