Kërcënime ndaj gazetarëve, Prishtinë, 21.07.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një sërë videosh kërcënuese, kryesisht në platformën Tik Tok, ndaj disa gazetarëve dhe medieve, në ditët e fundit.
Kërcënimet kanë ardhur në lidhje me raportimet për Faton Hajrizin, i arratisur nga burgu në Kosovë, dhe për të cilin raportohet se është vrarë në Serbi.
Cak i sulmeve janë bërë më së shumti Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i Paparaci, dhe panelist në Klan Kosova. Gjithashtu, me mesazhe fyese e kërcënuese janë paraqitur edhe fotografitë e Jehona Bajramit të Klan Kosova dhe Doruntina Bylykbashit të TV Dukagjini.
Videot e kanë përshkrimin “Vrasësit e Faton Hajrizit”, dhe i akuzojnë mediat dhe gazetarët se kanë kontribuar në ngjarjet në Serbi, që çuan në vrasjen e Hajrizit.
Akuzat ndaj medieve dhe gazetarëve përveç të pabaza, janë shumë të rrezikshme dhe vënë seriozisht në rrezik sigurinë e gazetarëve të apostrofuar dhe familjeve të tyre.
AGK-ja, u bën thirrje kolegëve gazetarë që të denoncojnë individët dhe llogaritë prej nga vijnë këto kërcënime, dhe fton Policinë e Kosovës të aktivizojë Njësitin e Krimeve Kibernetike për të gjetur dhe mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë.
Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre jashtë vendit, për të zbuluar autorët e kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime ndaj gazetarëve, Prishtinë, 21.07.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një sërë videosh kërcënuese, kryesisht në platformën Tik Tok, ndaj disa gazetarëve dhe medieve, në ditët e fundit. Kërcënimet kanë ardhur në lidhje me raportimet për Faton Hajrizin, i arratisur nga burgu në Kosovë, dhe për të cilin raportohet se është vrarë në Serbi. Cak i sulmeve janë bërë më së shumti Ermal Panduri, autor i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, dhe Vehbi Kajtazi, udhëheqës i Paparaci, dhe panelist në Klan Kosova. Gjithashtu, me mesazhe fyese e kërcënuese janë paraqitur edhe fotografitë e Jehona Bajramit të Klan Kosova dhe Doruntina Bylykbashit të TV Dukagjini. Videot e kanë përshkrimin “Vrasësit e Faton Hajrizit”, dhe i akuzojnë mediat dhe gazetarët se kanë kontribuar në ngjarjet në Serbi, që çuan në vrasjen e Hajrizit. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 21.7.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | TikTok |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Akuzat ndaj medieve dhe gazetarëve përveç të pabaza, janë shumë të rrezikshme dhe vënë seriozisht në rrezik sigurinë e gazetarëve të apostrofuar dhe familjeve të tyre. AGK-ja, u bën thirrje kolegëve gazetarë që të denoncojnë individët dhe llogaritë prej nga vijnë këto kërcënime, dhe fton Policinë e Kosovës të aktivizojë Njësitin e Krimeve Kibernetike për të gjetur dhe mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë. Meqë shumë prej kërcënimeve vijnë nga jashtë Kosovës, AGK-ja pret që autoritetet e sigurisë të bashkëpunojnë me partnerët e tyre jashtë vendit, për të zbuluar autorët e kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve. |

