Rastet

Kërcënime ndaj gazetarit Valdrin Daci, Pejë, 11.06.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga portali "Peja në Fokus" se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme.

Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë dëshmitarëve.

Për AGK-në, kjo sjellje është e papranueshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve.

AGK i bën thirrje Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, që të distancohet nga kjo sjellje dhe të ndërmarrë masa ndaj zyrtarit në fjalë. Njëherit u bën thirrje të gjithë personave zyrtarë e publikë, të përmbahen nga sulmet në drejtim të gazetarëve dhe mediave.




Detajet e raportuesit Kërcënime ndaj gazetarit Valdrin Daci, Pejë, 11.06.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga portali "Peja në Fokus" se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme. Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë dëshmitarëve.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Valdrin Daci
Gjinia Mashkull
Data 11.6.2025
Qyteti Pejë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Peja në Fokus
Burimi Peja në Fokus
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për AGK-në, kjo sjellje është e papranueshme dhe përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe sigurisë së gazetarëve. AGK i bën thirrje Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxheri, që të distancohet nga kjo sjellje dhe të ndërmarrë masa ndaj zyrtarit në fjalë. Njëherit u bën thirrje të gjithë personave zyrtarë e publikë, të përmbahen nga sulmet në drejtim të gazetarëve dhe mediave.
Share this Post: