Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Albina Haliti, Deçan, 28.09.2025
Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës në Deçan, Hajdar Sutaj, ka shpërndarë në Facebook, një bisedë private me gazetaren e ATV-së, Albina Haliti rreth ftesës për debat për kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Në këtë mënyrë, ai ka shpërndarë numrin personal të gazetares Haliti, duke bërë që ajo të marrë shumë mesazhe, duke përfshirë ofendime dhe kërcënime.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë veprim të Sutajt, dhe kërkon hetim dhe masa nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
AGK-ja e fton kryetarin Ramosaj, dhe partinë politike AAK, të distancohet nga ky veprim që shërben si nxitje për fjalor denigrues dhe urrejtje ndaj gazetarëve.
AGK-ja e fton AAK-në dhe partitë e tjera politike në garë që të angazhohen për bashkëpunim profesional me gazetarët gjatë kohës së mbulimit të fushatës zgjedhore dhe organizimit të debatave me kandidatët për kryetarë.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Albina Haliti, Deçan, 28.09.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës në Deçan, Hajdar Sutaj, ka shpërndarë në Facebook, një bisedë private me gazetaren e ATV-së, Albina Haliti rreth ftesës për debat për kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Në këtë mënyrë, ai ka shpërndarë numrin personal të gazetares Haliti, duke bërë që ajo të marrë shumë mesazhe, duke përfshirë ofendime dhe kërcënime. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Albina Haliti |
| Gjinia | Femër |
| Data | 28.9.2025 |
| Qyteti | Deçan |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Hajdar Sutaj |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | ATV |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e dënon fuqishëm këtë veprim të Sutajt, dhe kërkon hetim dhe masa nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. AGK-ja e fton kryetarin Ramosaj, dhe partinë politike AAK, të distancohet nga ky veprim që shërben si nxitje për fjalor denigrues dhe urrejtje ndaj gazetarëve. AGK-ja e fton AAK-në dhe partitë e tjera politike në garë që të angazhohen për bashkëpunim profesional me gazetarët gjatë kohës së mbulimit të fushatës zgjedhore dhe organizimit të debatave me kandidatët për kryetarë. |

