Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Ardiana Thaçi Mehmeti, Prishtinë, 12.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar pasi është njoftuar se të dhënat personale (numri i telefonit) i gazetares së Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti është shpërndarë ilelagisht në një grup në rrjetin Discord, që numëron 70 mijë anëtarë.

Gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi. Kjo ndodhë pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e ngjashëm në Telegram, të njohur si AlbKings, ku shpërndahen numra dhe të dhëna personale të grave me qëllim të denigrimit.

AGK-ja dënon fuqishëm këtë ngacmim të tmerrshëm online ndaj gazetares, dhe e sheh si fushatë të re hakmarrëse për shkak të punës dhe raportimit të saj. AGK-ja qëndron të solidaritet të plotë me të.

AGK-ja i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të hetojnë administratorët e grupit dhe të punojnë në mbylljen e menjëhershme të tij. AGK-ja gjithashtu pret që iniciatorët të mbahen përgjegjës para drejtësisë.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Ardiana Thaçi Mehmeti, Prishtinë, 12.03.2026
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar pasi është njoftuar se të dhënat personale (numri i telefonit) i gazetares së Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti është shpërndarë ilelagisht në një grup në rrjetin Discord, që numëron 70 mijë anëtarë. Gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi. Kjo ndodhë pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e ngjashëm në Telegram, të njohur si AlbKings, ku shpërndahen numra dhe të dhëna personale të grave me qëllim të denigrimit.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Ardiana Thaçi Mehmeti,
Gjinia Femër
Data 12.3.2026
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Gazetarja
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja dënon fuqishëm këtë ngacmim të tmerrshëm online ndaj gazetares, dhe e sheh si fushatë të re hakmarrëse për shkak të punës dhe raportimit të saj. AGK-ja qëndron të solidaritet të plotë me të. AGK-ja i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të hetojnë administratorët e grupit dhe të punojnë në mbylljen e menjëhershme të tij. AGK-ja gjithashtu pret që iniciatorët të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
Share this Post: