Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Naim Kryeziu dhe Fatos Rakovica, Prishtinë,28.04.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për padinë që gazetari Naim Kryeziu dhe operatori i kamerës Fatos Rakovica kanë ngritur kundër ish-vendit të tyre të punës, Kanal 10 (Java Multimedia Production).
Të dy kanë deklaruar në një reagim se “janë larguar në mënyrë arbitrare nga puna, nuk u janë ekzekutuar dy pagat e fundit dhe nuk u janë paguar kontributet pensionale” gjatë kohës së punës në këtë media.
AGK-ja përkrah betejën e tyre ligjore dhe e konsideron publikimin e rastit si një moment të rëndësishëm në betejën e gazetarëve dhe punonjësve medialë për të kërkuar respektimin e Ligjit të Punës.
AGK-ja inkurajon gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë që të kërkojnë respektimin e kontratave të punës dhe të obligimeve që dalin prej tyre, sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës.
AGK-ja do të ofrojë përkrahje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit medialë që shkeljet e pretenduara të kontratave t’i adresojnë në Inspektoratin e Punës dhe në gjykatat vendore.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Naim Kryeziu dhe Fatos Rakovica, Prishtinë,28.04.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për padinë që gazetari Naim Kryeziu dhe operatori i kamerës Fatos Rakovica kanë ngritur kundër ish-vendit të tyre të punës, Kanal 10 (Java Multimedia Production). Të dy kanë deklaruar në një reagim se “janë larguar në mënyrë arbitrare nga puna, nuk u janë ekzekutuar dy pagat e fundit dhe nuk u janë paguar kontributet pensionale” gjatë kohës së punës në këtë media. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Naim Kryeziu, Fatos Rakovica |
| Gjinia | Grup |
| Data | 28.4.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | Kanal10 |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | |
| Burimi | Rrjetet sociale |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | Po |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja përkrah betejën e tyre ligjore dhe e konsideron publikimin e rastit si një moment të rëndësishëm në betejën e gazetarëve dhe punonjësve medialë për të kërkuar respektimin e Ligjit të Punës. AGK-ja inkurajon gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë që të kërkojnë respektimin e kontratave të punës dhe të obligimeve që dalin prej tyre, sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës. AGK-ja do të ofrojë përkrahje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit medialë që shkeljet e pretenduara të kontratave t’i adresojnë në Inspektoratin e Punës dhe në gjykatat vendore. |

