Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Xhezair Dashi, Prishtinë, 09.07.2025

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”.

Mesazhi i plotë:

“Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe çoheni tash. Hajt mor burrë, që thojmë ne në Junik: ‘Rri para kijeve, rri para kijeve o burrë’. Edhe shpifjes munesh me ia pa sherrin një ditë, apo kupton? Shpifjes gratis. Se njerëzit nuk harrojnë, dhe as nuk ta falin. Hajt!”.

AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe të papranueshme ndaj gazetarit, nga një deputet i zgjedhur. AGK-ja e fton zotin Kraki të kërkojë falje ndaj gazetarit dhe redaksisë, dhe të ofrojë në mënyrë transparente informacionet e kërkuara.

Gazetarët duhet të lejohen që punën e tyre, në interest të publikut, ta bëjnë në mënyrë të papenguar dhe pa presion.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Xhezair Dashi, Prishtinë, 09.07.2025
Rastet Përshkrimi Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”. Mesazhi i plotë: “Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe çoheni tash. Hajt mor burrë, që thojmë ne në Junik: ‘Rri para kijeve, rri para kijeve o burrë’. Edhe shpifjes munesh me ia pa sherrin një ditë, apo kupton? Shpifjes gratis. Se njerëzit nuk harrojnë, dhe as nuk ta falin. Hajt!”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Xhezair Dashi
Gjinia Mashkull
Data 9.7.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Nezir Kraki, deputet
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Nacionale
Burimi Nacionale
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe të papranueshme ndaj gazetarit, nga një deputet i zgjedhur. AGK-ja e fton zotin Kraki të kërkojë falje ndaj gazetarit dhe redaksisë, dhe të ofrojë në mënyrë transparente informacionet e kërkuara. Gazetarët duhet të lejohen që punën e tyre, në interest të publikut, ta bëjnë në mënyrë të papenguar dhe pa presion.
Share this Post: