Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve të Tëvë1, Zveçan, 16.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për një incident gjatë ditës në veriun e Kosovës, kur një ekip i televizionit Tëvë1 është përcjellur dhe kërcënuar.

Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë më parë.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sjellje të individëve që janë pjesë e organeve të sigurisë së Kosovës, dhe e vlerëson si mënyrë të papranueshme të frikësimit ndaj gazetarëve për ta bërë punën e tyre.

Ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe AGK-ja kërkon nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë.

Gazetarët duhet te jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre të papenguar, në secilën rrethanë.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Zveçan, 16.10.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për një incident gjatë ditës në veriun e Kosovës, kur një ekip i televizionit Tëvë1 është përcjellur dhe kërcënuar. Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë më parë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Venhar Isufi, Valmir Gashi
Gjinia Grup
Data 16.10.2025
Qyteti Zveçan
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga policia
Shkelësi / i dyshuari G..K
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Tëvë 1
Burimi Tëvë 1
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sjellje të individëve që janë pjesë e organeve të sigurisë së Kosovës, dhe e vlerëson si mënyrë të papranueshme të frikësimit ndaj gazetarëve për ta bërë punën e tyre. Ekipi i gazetarëve e ka raportuar rastin në Polici, dhe AGK-ja kërkon nga organet e rendit hetim të plotë dhe të shpejtë. Gazetarët duhet te jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre të papenguar, në secilën rrethanë.
Share this Post: