Rastet

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kossev, Mitrovicë e Veriut, 01.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e Radoica Radomiroviq, kandidat për Asamblenë Komunale të Leposaviqit, ndaj redaksisë së portalit nga Mitrovica e Veriut, Kossev.

Radomiroviq, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, që tashmë garon me listën “Novo Lice – Narodna Prava”, ka ushtruar presion ndaj një gazetareje të Kossev-it për shkak të pyetjeve të parashtruara në një konferencë për shtyp.

Ai i ka kërkuar asaj llogari për pyetjet, duke i sugjeruar madje se çfarë duhet të pyesë. Pas shprehjes së pakënaqësisë nga redaksia, Radomiroviq i ka shkruar kryeredaktores, Tatjana Lazareviq, duke e akuzuar se “Kossev është filial i organizatës kriminale SL (Lista Serbe)”.

AGK-ja dënon fuqishëm këtë sjellje të politikanit Radomiroviq, që përbën intimidim direkt ndaj punës profesionale të gazetarëve.

AGK-ja e fton Radomiroviqin të kërkojë falje, si dhe apelon tek ai dhe të gjithë politikanët që të sillen me përgjegjësi ndaj mediave dhe gazetarëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe të fushatës zgjedhore.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kossev, Mitrovicë e Veriut, 01.10.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e Radoica Radomiroviq, kandidat për Asamblenë Komunale të Leposaviqit, ndaj redaksisë së portalit nga Mitrovica e Veriut, Kossev. Radomiroviq, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, që tashmë garon me listën “Novo Lice – Narodna Prava”, ka ushtruar presion ndaj një gazetareje të Kossev-it për shkak të pyetjeve të parashtruara në një konferencë për shtyp. Ai i ka kërkuar asaj llogari për pyetjet, duke i sugjeruar madje se çfarë duhet të pyesë. Pas shprehjes së pakënaqësisë nga redaksia, Radomiroviq i ka shkruar kryeredaktores, Tatjana Lazareviq, duke e akuzuar se “Kossev është filial i organizatës kriminale SL (Lista Serbe)”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 1.10.2025
Qyteti Mitrovica Veriore
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Radoica Radomiroviq
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Kossev
Burimi Kossev
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja dënon fuqishëm këtë sjellje të politikanit Radomiroviq, që përbën intimidim direkt ndaj punës profesionale të gazetarëve. AGK-ja e fton Radomiroviqin të kërkojë falje, si dhe apelon tek ai dhe të gjithë politikanët që të sillen me përgjegjësi ndaj mediave dhe gazetarëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe të fushatës zgjedhore.
Share this Post: