Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.10.2025
Në takimin e së enjtes, KQZ ka dështuar të miratojë akreditimin edhe për një numër të vogël të medieve në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre janë edhe Reporteri.Net me bazë në Prishtinë dhe Mitropol në Mitrovicë. AGK-ja e kundërshton mosakreditimin e këtyre medieve, pa asnjë bazë dhe pa asnjë shpjegim dhe e fton PZAP ta rrëzojë vendimin e KQZ-së. Vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa medieve në gjuhën shqipe dhe media ndërkombëtare është i jashtëligjshëm, i papranueshëm dhe shumë i rrezikshëm për lirinë e medias në vend. AGK-ja i kërkon KQZ-së që urgjentisht të marrë vendime të reja, për të lejuar punën e papenguar të ekipeve mediale në ditën e zgjedhjeve.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.10.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Në takimin e së enjtes, KQZ ka dështuar të miratojë akreditimin edhe për një numër të vogël të medieve në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre janë edhe Reporteri.Net me bazë në Prishtinë dhe Mitropol në Mitrovicë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 10.10.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | KQZ |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Reporteri, Mitropol |
| Burimi | Reporteri, Mitropol |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja i kërkon KQZ-së që urgjentisht të marrë vendime të reja, për të lejuar punën e papenguar të ekipeve mediale në ditën e zgjedhjeve. |

