Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 07.04.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet këtë veprim të gazetarëve, i cili përveçse shpreh solidaritet, mbi të gjitha kërkon transparencë dhe llogaridhënie nga një institucion publik.
AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 07.04.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | AGK-ja dënon mungesën e transparencës nga ZRRE-ja dhe mirëpret organizimin e gazetarëve të Kosovës për kërkimin e transparencës nga ky institucion. Javën e kaluar, ZRRE-ja ftoi gazetarët në një "takim konsultues" pa praninë e kamerave për të diskutuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Gazetarët refuzuan të marrin pjesë pa praninë e kamerave, dhe AGK-ja e përshëndet këtë veprim, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga ZRRE-ja. AGK-ja fton ZRRE-në të sigurojë publikimin e të gjitha diskutimeve për vendimet e rëndësishme që kanë ndikim në interesin publik. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 7.4.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | ZRRE |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e fton ZRRE-në që të sigurojë publikimin dhe hapjen e të gjitha diskutimeve që çojnë në marrjen e një vendimi përfundimtar, në mënyrë që qytetarët të informohen në mënyrë të plotë për një vendim kaq të rëndësishëm për interesin publik. |

