Rastet

Padi SLAPP ndaj gazetarit Robert Bojaj, Prishtinë, 20.11.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim informacionin për padinë që reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar ndaj gazetarit Robert Bojaj.

Reperi pretendon që një pyetje e bërë nga Bojaj ndaj një të ftuari në një emision argëtues ka dëmtuar reputacionin e Ademit. AGK konsideron që kjo padi është Padi Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) dhe është përpjekje për të heshtur dhe frikësuar gazetarin.

Personat me ndikim shoqëror duhet të tregojnë nivel më të lartë të tolerancës për tematika me interes publik dhe nuk duhet të abuzojnë me të drejtën e qasjes në drejtësi. AGK ka organizuar mbrojtje dhe përfaqësim ligjor për gazetarin Bojaj dhe ka deponuar sot përgjigjen në padi pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ne kemi besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë që gjykata do të trajtojë këtë rast në përputhje me rekomandimin e Këshillit të Evropës kundër padive SLAPP dhe të krijojë precedent në favor të lirisë së gazetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre elementare për të bërë pyetje. AGK do të monitorojë këtë rast gjyqësor nga afër.




Detajet e raportuesit Robert Bojaj
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim informacionin për padinë që reperi Trim Ademi, i njohur si Capital T, ka ushtruar ndaj gazetarit Robert Bojaj. Reperi pretendon që një pyetje e bërë nga Bojaj ndaj një të ftuari në një emision argëtues ka dëmtuar reputacionin e Ademit. AGK konsideron që kjo padi është Padi Strategjike kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) dhe është përpjekje për të heshtur dhe frikësuar gazetarin.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Robert Bojaj
Gjinia Mashkull
Data 20.11.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Trim Ademi
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias ATV
Burimi Robert Bojaj
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Personat me ndikim shoqëror duhet të tregojnë nivel më të lartë të tolerancës për tematika me interes publik dhe nuk duhet të abuzojnë me të drejtën e qasjes në drejtësi. AGK ka organizuar mbrojtje dhe përfaqësim ligjor për gazetarin Bojaj dhe ka deponuar sot përgjigjen në padi pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ne kemi besim të plotë në sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë që gjykata do të trajtojë këtë rast në përputhje me rekomandimin e Këshillit të Evropës kundër padive SLAPP dhe të krijojë precedent në favor të lirisë së gazetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre elementare për të bërë pyetje. AGK do të monitorojë këtë rast gjyqësor nga afër.
Share this Post: