Rastet

Raste të gjetura 406

Frikësim, Mentor Shala, Ridvan Berisha, Prishtinë, 20.01.2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kundërshton fushatën linçuese të subjektit politik Vetëvendosje ndaj drejtorit të transmetuesit publik, Mentor Shala dhe kryeredaktorit Ridvan Berisha. Fatkeqësisht ky subjekt opozitar që synon të vije në pushtet, prej muajsh linçon publikisht drejtuesit e RTK-së. Ne kemi pritur që Vetëvendosje të reflektonte pas disa gabimeve që ka bërë muajt e fundit duke akuzuar, linçuar dhe kërcënuar gazetarë.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Xhemajl Rexha, Prishtinë, 31.12.2016

Gazetari i KTV-së, Xhemajl Rexha është fyer dhe akuzuar nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama e cila ka postuar disa rreshta në profilin e saj në facebook kundër Rexhës për shkak të një artikulli të transmetuar në televizion e që kishte të bënte me ambasadoren.

Read More

Diskriminim në bazë të gjinisë, Senada Halimi, Prishtinë, 14.12.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetarës Senada Halimi se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatëzënë. Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatëzënë”.

Read More

Frikësim, Arsim Halili, Prishtinë, 22.11.2016

AGK ka reaguar kunder vendimit te menaxhmentit te RTK-se per uljen e pozites se redaktorit Arsim Halili per pese shkalle me poshte. Ky hap eshte marre pas fjalise sarkastike te Halilit ne facebook ne lidhje me vonesen e liberalizimit te vizave per Kosoven.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Leonard Kërquki, Prishtinë, 24.10.2016

Më 24 tetor, 2016, gazetari i gazetaexpress.com, Leonard Kërquki ka pranuar me dhjetëra kërcënime me vdekje pas publikimit të dokumentarit “Gjahu në UÇK”.

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Ridvan Berisha, Prishtinë, 07.09.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut nga Radio Televizioni i Kosovës Ridvan Berisha se ai është duke u ndier i pasigurt nga siç thotë ai linçimet e fundit që vijnë nga subjekti politik “Vetëvendosje”.

Read More

Arrestim, Dibran Istrefi, Prishtinë, 01.09.2016

AGK me shqetësim ka pranuar lajmin se është arrestuar gazetari i Klan Kosova, Dibran Istrefi, gjatë kryerjes së detyrës së tij. Nga informatat e para që i kemi nga terreni mësojmë se gazetari është arrestuar përkundër mbajtjes së akreditimit në vend të dukshëm.

Read More

Shkatërrim prone, Mentor Shala, Prishtinë, 29.08.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin me bombë në shtëpinë e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala. Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmi ka ndodhur gjatë tensioneve të mëdha politike. Askush nuk u lëndua nga ky sulm.

Read More

Sulm në pronë, RTK, Prishtinë, 22.08.2016

Ky sulm është veprim kriminal dhe duhet të sanksionohet. Nga sulmi kanë mundur të pësojnë kolegët gazetarë, disa prej të cilëve në kohën e shpërthimit kanë qenë në vendin e tyre të punës. Fatmirësisht askush nuk ka pësuar nga ky sulm”, thuhet në njoftim. Ata kanë shkruar se sulmet e tilla që kanë qëllim ushtrimin e presionit dhe frikës mbi gazetarët, nuk duhet të lejohen nga institucionet e sigurisë.

Read More

Arrestim, Eduard Haliti, Podujevë, 18.04.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se Policia e Kosovës në Podujeve ka penguar në kryerje të detyrës gazetarin e Agjencisë së lajmeve KosovaPress, Eduard Haliti. Pengimi i gazetarit, për më shumë detyrimi nga zyrtarët policor që ai t’i fshinte xhirimet që kishte realizuar me celular përbënë shkelje të rëndë të lirisë së shtypit. Gazetari Haliti ka qenë duke kryer punën e tij derisa po xhironte një zyrtar policor duke tentuar që ta arrestonte një qytetar. AGK…

Read More

Diskriminim në media, Saranda Ramaj, Prishtinë, 12.04.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), Jeton Shala ka penguar në kryerjen e detyrës, gazetaren e gazetës “Koha Ditore” Saranda Ramaj. AGK e vlerëson të pa pranueshëm faktin se gazetares Rama i është ndaluar përcjellja e vizitës së kryeministrit në këtë institucion me vendim të kryeshefit të AKPPM-së. Njëkohësisht AGK kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi të…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 20.03.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i tronditur me lajmin se kryeministri Isa Mustafa ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi, pas publikimit të hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”. Gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se posedon prova se telefonata kërcënuese ka ardhur nga numri i telefonit të kryeministrit Mustafa. Kajtazi ka raportuar rastin në polici.

Read More

Frikësim – kërcënim, Zekirja Shabani, Gentiana Hasani, Prishtinë, 02.03.2016

Pronari i “Ambienti-G”, Gani Mlinaku sot ka kërcënuar përmes telefonit redaktorin Shabani, njëherësh kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe gazetaren Hasani, duke kërkuar prej tyre që ta heqin shkrimin, në të kundërtën, siç ka thënë, do t‘i qërojë hesapet fizikisht.

Read More

Shkatërrim prone, Adriatik Kelmendi, Prishtinë, 11.02.2016

Më 11 shkurt 2016, gazetari Adriatik Kelmendi raportoi për dëmtimin e veturës së tij private. Ai i gjeti të gjitha rrotat e veturës të shpërthyera në mëngjes. Ai ka raportuar rastin në polici.

Read More

Sulm fizik, Musa Sabedini, Gjilan, 09.02.2016

Gazetari Musa Sabedini eshte sulmuar fizikisht nga drejtori i spitalit te Gjilanit per shkak se nuk i ka pelqyer artikujt e gazetarit.

Read More

Sulm fizik, Gazmend Morina, Mitrovicë, 26.01.2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmin ndaj gazetarit të portalit “Veriu Info”, Gazmend Morina, nga asambleisti i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi, punëtor i PTK-së në Vushtrri. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari Gazmend Morina është sulmuar me shufra hekuri nga asambleisti Dedia dhe disa persona të tjerë lidhur me raportimet e fundit për zhvillimet në ndërmarrjen “Trepça”. AGK kërkon kërkon nga organet…

Read More

Diskriminim në media, Uran Haxha, Suharekë, 23.12.2015

Me 23.12.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim njoftimin se gazetari Uran Haxha nga Koha.net, është penguar në punën e tij nga kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj. Sipas ankesës që ka pranuar Asociacioni i Gazetarëve, kreu i Suharekës, Sali Asllanaj, përmes zëdhënësit të tij, sot, nuk i ka lejuar gazetarët që ta përcjell konferencën për shtyp të fundvitit, por as të ketë qasje në ndërtesën e komunës, me arsyetimin se nuk e kanë pasqyruar…

Read More

Diskriminim në media, Brahim Thaqi, Suharekë, 23.12.2015

Me 23.012.2015 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim njoftimin se gazetari Brahim Thaqi nga portali TherandaPost, është penguar nga ana e kryetarit të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj për ta kryer detyrën e tij. Sipas ankesës që ka pranuar Asociacioni i Gazetarëve, kreu i Suharekës, Sali Asllanaj, përmes zëdhënësit të tij, sot, nuk i ka lejuar gazetarit që ta përcjell konferencën për shtyp të fundvitit, por as të kenë qasje në ndërtesën e komunës, me…

Read More

Frikësim – kërcënim verbal, Driton Latifi, Prishtinë, 22.11.2015

Më 22 nëntor 2015, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim njoftimin se persona të panjohur kanë kërcënuar me jetë, gazetarin Driton Latifi. Latifi, në tri ditët e fundit ka marrë tri kërcënime verbale dhe përmes mesazheve telefonike, nga persona të panjohur, lidhur me punën e tij si gazetar sportiv.

Read More

Diskriminim media, Valon Konushevci, Prishtinë, 05.11.2015

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim një ankesë nga gazetari i Redaksisë së Sportit i gazetës “Zëri”, Valon Konushevci se krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, po e diskriminojnë duke mos i dhënë asnjë deklaratë për temat që i trajton. Sipas kësaj ankese, drejtuesit e FFK-së ia kanë ndaluar edhe përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, të deklarohet për gazetarin e kësaj të përditshmeje.

Read More