Rastet

Raste të gjetura 305

Kërcënime me jetë ndaj gazetarëve të Insajderit, Prishtinë, 25.06.2024

Redaksia e gazetës online, Insajderi, e ka njoftuar AGK-në për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me krimin e shpërlarjes së parave. Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si…

Read More

Kërcënime me jetë ndaj gazetarit Arlind Sadiku, Prishtinë, 20.06.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetarit i sporti në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku. Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia. AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit. Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi…

Read More

Vandalizim i zyrës së QIKAs, Prishtinë, 12.06.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informatën se është vandalizuar logo e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA. Në njoftim, bëhet e ditur se vandalizimi i logos së organizatës ka ndodhur pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, dhe vendosjes së flamurit të komunitetit LGBTIQ+, në ballkonin e QIKA-s. Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës së mediave, Mitrovicë Veriore, 31.05.2024

Kolegë gazetarë të medieve në Gjuhën Shqipe dhe Serbe, janë larguar sot nga përcjellja e punimeve të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore. Sipas raportimeve, deri tek largimi ka ardhur pasi një aktiviste politike ka dashur të flasë në seancë, dhe me përjashtimin e saj, janë përjashtuar edhe gazetarët. AGK-ja, e dënon këtë vendim të këtij organi komunal, i cili shkon në kundërshtim me transparencën që nevojitet për diskutime për tema me rëndësi për të gjitha komunitetet që…

Read More

Fushata denigruese ndaj gazetares, Qendresa Krelani, Prishtinë, 20.05.2024

Gazetarja e sportit në televizionin publik të Kosovës, RTK, Qëndresa Krelani - Qeqa, është bërë sërish subjekt i fushatave denigruese online. Në disa video të shpërndara së fundi, vihet në pah në mënyrë nënçmuese deklarata e ish-trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Ghila i cili kishte deklaruar se ka marrë parasysh këshillat e gazetares për formacionin që kishte vënë në fushë në një prej ndeshjeve. AGK-ja, i dënon fuqishëm këto fushata dhe u bën thirrje të gjithë akterëve…

Read More

Sulme ndaj gazetares Ardiana Thaçi Mehmeti, Prishtinë, 07.05.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit personal të gazetares, Ardiana Thaçi Mehmeti, në grupin Albkings. Në emisionin e fundit të Kiks Kosova, i cili i është dedikuar ekskluzivisht shqetësimit të vazhdueshëm që i është bërë gazetares Thaçi Mehmeti nga dhjetëra burra që janë pjesë e këtij grupi, bëhet e ditur se numri i është shpërndarë qëllimisht në shenjë hakmarrjeje për raportimet e…

Read More

Gjuhë nxitëse e Dimal Basha ndaj AGK-së dhe RTK-së, Prishtinë, 04.05.2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka vazhduar edhe këtë fundjavë me gjuhën nxitëse si ndaj AGK-së, ashtu edhe ndaj RTK-së. Në reagimin e ri pas intimidimit që bëri ndaj gazetares së RTK-së, Basha, e tregon hapur tendencën për të kontrolluar përmbajtjen editoriale të Transmetuesit Publik, duke ndërhyrë në atë se çka konsiderohet prioritet për t’u trajtuar dhe për t’u raportuar. Ngjashëm vepron edhe me AGK-në, kur provon të tregojë se çfarë duhet të bëjë dhe si…

Read More

Intimidim ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 03.05.2024

Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti. Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës. “Për…

Read More

Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarit Lorik Gashi, Prishtinë, 25.04.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, redaktor në Kanal10, Lorik Gashi. Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur. “Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një…

Read More

Kërcënim dhe pengim ndaj ekipit të Lajmi.net, Prizren, 04.04.2024

Një ekip i portalit online, Lajmi.net i përbërë nga gazetari Selim Miftari dhe kameramani Përparim Tufa, janë penguar në punën e tyre dhe janë kërcënuar seriozisht. Incidenti ka ndodhur gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prizren. Sipas redaksisë, një i akuzuar me inicialet V.H ka e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet. Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa…

Read More

Sulm fizik ndaj gazetareve të Lajmi.net, Prishtinë, 03.04.2024

Gazetaret e Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha janë sulmuar sot fizikisht nga një çift në Rrugën C të kryeqytetit. Në disa pamje shqetësuese të publikuara nga mediumi, shihet se si një grua dhe një burrë i sulmojnë gazetaret dhe tentojnë që t’ia ndalojnë xhirimin. Krejt kjo sipas mediumit, pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin. Për Asociacionin e Gazetarëve të…

Read More

Intimidim ndaj gazetareve të QIKA, Prishtinë, 13.03.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar informatën nga koleget e QIKAs për shqetësimin e vazhdueshëm që i është bërë atyre nga një mësimdhënës (emër i njohur për ne), lidhur me një lajm të publikuar në nëntor të vitit të kaluar. Në emailin dërguar AGK-së, QIKA ka njoftuar se bëhet fjalë për një rast të pretenduar të ngacmimit seksual në shkollën “Nazmi Zhegrova”, të fshatit Stanoc i Ulët në Komunën e Vushtrrisë, të raportuar fillimisht nga koha.net, i…

Read More

Intimidim ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, Prishtinë, 05.03.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh njoftimin nga gazetari i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, për thirrjen që i është bërë si i pandehur nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Në thirrjen për paraqitje më 7 mars, Mehmetaj është ftuar si i pandehur për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit” nga Neni 141 i KPR-së. Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një…

Read More

Kërcënim ndaj ekipit të KALLXO, Skënderaj, 26.02.2024

Ekipi i medias online Kallxo.com, i përbërë nga gazetarja Adelinë Ahmeti dhe kameramani Jetmir Hoxha, janë kërcënuar gjatë ditës së sotme në fshatin e Skënderajt, Klina e Mesme, nga një qytetar me inicialet M.H. Ekipi i Kallxo, është penguar nga qytetari në fjalë pasi të njëjtit ishin duke e trajtuar një problematikë rreth ndërtimit të një kishe në këtë fshat. Në raportimin e medias, thuhet se qytetari përveç se ka penguar ai ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj…

Read More

Kërcënim ndaj gazetarit Korab Rexhepi, Prishtinë, 12.02.2024

Gazetari i DTV, Korab Rexhepi, ka pranuar disa mesazhe kërcënuese nga një person me inicialet M.B. Rexhepi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se këto kërcënime janë bërë pasi që M.B., i është ndërprerë telefonata e drejtpërdrejtë pas disa fjalëve banale që i njëjti kishte thënë në emisionin që gazetari drejton. Në një nga mesazhet kërcënuese të M.B., thuhet se gazetarin “do ta zhdukë me gjithë familje”. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto kërcënime…

Read More

Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave. Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku. Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa…

Read More

Kërcënim ndaj Periskopit,Prishtinë, 16.01.2024

Gazeta online “Periskopi”, ka njoftuar AGK-në, për një e-mail kërcënues që ka pranuar rreth publikimit të artikullit të titulluar “Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare”. Në emailin e pranuar me 15 janar, kërkohet largimi i artikullit me porosinë “ju gazetart kujdes me shkrime sepse shume gazetarve po jau heqin kryt per shkrime ose po jau zajn peng familjaret. ma mire duje pa problem se paret per klikime e me probleme familjare”…

Read More

Pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Blerta Dalloshi Berisha, Fushë Kosovë, 28.12.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha. Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin. Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e…

Read More

Pengim dhe sulm ndaj gazetares Rinë Haziri, Shtërpcë, 16.12.2023

Gazetarja e Lajmi.net, Rinë Haziri, është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica. Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë. Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera. Redaksia e Lajmi.net, kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në…

Read More

Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Fatlum Berisha, Prishtinë, 14.12.2023

Gazetari Fatlum Berisha ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Tik Tok. Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”. Njëherësh, thuhet se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e…

Read More