Rastet

Raste të gjetura 422

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 15.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve. AGK-ja e vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë. Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 13.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendoejs, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale. Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit.

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.10.2025

Në takimin e së enjtes, KQZ ka dështuar të miratojë akreditimin edhe për një numër të vogël të medieve në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre janë edhe Reporteri.Net me bazë në Prishtinë dhe Mitropol në Mitrovicë. AGK-ja e kundërshton mosakreditimin e këtyre medieve, pa asnjë bazë dhe pa asnjë shpjegim dhe e fton PZAP ta rrëzojë vendimin e KQZ-së. Vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa medieve në gjuhën shqipe dhe media…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.10.2025

Ascoiacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me vendimin e paprecedent të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar asnjë media në gjuhën serbe për përcjelljen e zgjedhjeve të 12 tetorit. Kërkesat për akreditim si vëzhgues të dhjetëra mediave në gjuhën serbe nga Kosova, janë refuzuar në bllok gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së. Nga diskutimet e anëtarëve në mbledhje, refuzimi duket i natyrës politike dhe etnike. AGK-ja e sheh…

Read More

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Valon Rashiti, Prishtinë, 08.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është informuar për një kërcënim serioz që ka bërë udhëheqësi i tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha ndaj gazetarit të Vox Kosova, Valon Rashiti. Sipas dëshmisë së gazetarit, Berisha i ka thënë gjatë një ceremonie Rashitit: “Kam me të ngreh zhag, ka me të shky si zhabën”. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë kërcënim publik të Berishës, që cenon integritetin fizik të gazetarit Rashiti. AGK-ja do ta monitorojë denoncimin që…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Kossev, Mitrovicë e Veriut, 01.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e Radoica Radomiroviq, kandidat për Asamblenë Komunale të Leposaviqit, ndaj redaksisë së portalit nga Mitrovica e Veriut, Kossev. Radomiroviq, ish-zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, që tashmë garon me listën “Novo Lice – Narodna Prava”, ka ushtruar presion ndaj një gazetareje të Kossev-it për shkak të pyetjeve të parashtruara në një konferencë për shtyp. Ai i ka kërkuar asaj llogari për pyetjet, duke i sugjeruar…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve Jetmir Muji, Prishtinë, 10.09.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga portali Paparaci, se kameramani Jetmir Muji është arrestuar dhe aktualisht gjendet në stacionin policor Qendër në Prishtinë. AGK-ja është e alarmuar dhe thellësisht e shqetësuar me këtë arrestim dhe ndalim arbitrar dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës, që ta lirojë menjëherë Mujin. Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Albina Haliti, Deçan, 28.09.2025

Shefi i shtabit zgjedhor të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës në Deçan, Hajdar Sutaj, ka shpërndarë në Facebook, një bisedë private me gazetaren e ATV-së, Albina Haliti rreth ftesës për debat për kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Në këtë mënyrë, ai ka shpërndarë numrin personal të gazetares Haliti, duke bërë që ajo të marrë shumë mesazhe, duke përfshirë ofendime dhe kërcënime. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë veprim të Sutajt, dhe kërkon hetim dhe masa nga Agjencia për…

Read More

Kërcënim ndaj jetës së gazetarëve, Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 29.08.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten Hysni Menxhiqin, 61 vjeçar nga Mitrovica Veriore, pas disa ditësh kërkimi, për shkak të një kërcënimi të rëndë me vrasje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, themelues i portalit “Paparaci”. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. “Vehbi tkanxan ne tuli far pozicioni ne prishtin tkam lirue patu qkye ftyra epatu qkye barku ap pate hi thesi ne krye trathtar sherbys i serrbis”, thuhej në mesazhin që Menxhiqi ia ka shkruar…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 28.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm dhe shpreh keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat. Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për…

Read More

Pengim në kryerje të detyrës ndaj gjashtë gazetarëve të RTK-së, Prishtinë, 25.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik. Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00.

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Arbëreshë Uka, Prishtinë, 06.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëreshë Uka, gjatë një deklarimi publik. Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”. Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Leonora Kolukaj, Prishtinë, 02.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilëson të papranueshme sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK), në drejtim të gazetares së Reporterit, Leonora Kolukaj. Gazetarja ka provuar t’i bëjë pyetje zotit Rama para një konference shtypi, dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme të tij dhe stafit. Rama dëgjohet duke e quajtur “loçkë”, gazetaren, një gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gjithashtu…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 28.07.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me sulmin e paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi. Deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Xhezair Dashi, Prishtinë, 09.07.2025

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”. Mesazhi i plotë: “Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe…

Read More

Pengim në kryerje të detyrës, Damjan Portiq, Pejë, 25.06.2025

Gazetari i Radio Gorazhdec (Gorazdevac), Damjan Portiq (Portić) ka informuar për pengesën në punë që i është bërë gjatë të martës, derisa po raportonte nga fshirja e disa grafiteve në këtë fshat të komunës së Pejës. Portiqit i është kërkuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të mos filmonte procesin e fshirjes së këtyre grafiteve, duke i kërkuar të largohet, edhe pse ai ishte identifikuar si gazetar. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë sjellje të…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Lirim Mehmetaj, Prishtinë, 12.06.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, gjatë një paraqitjeje televizive. Sipas materalit të publikuar nga Mehmetaj, një citat, i lexuar nga një postim i një personi të tretë në Facebook, i mveshet si deklaratë atij. Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike…

Read More

Kërcënime ndaj gazetarit Valdrin Daci, Pejë, 11.06.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga portali "Peja në Fokus" se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme. Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë…

Read More

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Buletini Ekonomik, Prishtinë, 09.06.2025

Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një seri sulmesh që kanë ndodhur këto ditë ndaj mediumit online, të specializuar për ekonomi “Buletini Ekonomik”. Ky medium e ka njoftuar AGK-në se sulmet e vazhdueshme gjatë javës së kaluar kanë pamundësuar funksionimin normal të tij. AGK-ja i dënon ashpër këto sulme të koordinuara, që vijnë në kohën kur gazetarët e këtij mediumi kanë publikuar një seri shkrimesh që lidhen me sektorin e energjisë në…

Read More

Gjuhë seksiste ndaj gazetares Edona Gashi, Prishtinë, 25.05.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi. Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur…

Read More