Pengim i punës së gazetarëve, Prishtinë, 21.08.2024
Gazetarët, Gresa Nitaj – Klan Kosova, Leonita Bajrami – Top Channel, dhe Venhar Isufi –Tëvë1 dhe kameramanët Arben Restelica, Edon Hogjagjiku dhe Valdrin Abazi, janë penguar, sot, gjatë raportimit për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre pa u cenuar, e penguar.
Detajet e raportuesit | Pengim i punës së gazetarëve, Prishtinë, 21.08.2024 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Gazetarët, Gresa Nitaj – Klan Kosova, Leonita Bajrami – Top Channel, dhe Venhar Isufi –Tëvë1 dhe kameramanët Arben Restelica, Edon Hogjagjiku dhe Valdrin Abazi, janë penguar, sot, gjatë raportimit për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë. Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Gresa Nitaj, Leonita Bajrami, Venhar Isufi |
Gjinia | Grup |
Data | 21.8.2024 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | Klan Kosova, Top Channel, Teve1 |
Burimi | Klan Kosova |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre pa u cenuar, e penguar. |