Pengim ndaj gazetarit Shqipron Xhema, Prishtinë, 15.4.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK, ka pranuar me shqetësim, dhe e dënon veprimin pengues të deputetit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ndaj gazetarit të KALLXO. com, Shqipron Xhema, gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është përballur me një veprim të papranueshëm fizik, ku deputeti i ka kapur telefonin nga dora, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në punën e tij, dhe duke e cenuar atë në punën e tij.
AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë.
AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim.
Liria e medias është një nga shtyllat themelore të demokracisë, dhe çdo përpjekje për ta cënuar atë është e papranueshme.
Detajet e raportuesit | Shqipron Xhema |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka, ka penguar gazetarin e KALLXO.com, Shqipron Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë në Kuvend, duke ia kapur telefonin nga dora dhe ndërhyrë në mënyrë fizike në punën e tij. AGK e ka dënuar këtë veprim si cenim të lirisë së medias dhe ka kërkuar trajtim serioz të rastit nga institucionet. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Shqipron Xhema |
Gjinia | Mashkull |
Data | 15.4.2025 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Fikrim Damka |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | KALLXO.COM |
Burimi | |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK rikujton se çdo ndërhyrje fizike apo verbale ndaj gazetarëve në vendin e tyre të punës, është sulm ndaj lirisë së shprehjes, rrjedhimisht e demokracisë. AGK kërkon nga institucionet përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këtë incident, dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e gazetarëve në ushtrimin e profesionit të tyre, pa presion dhe pa frikësim. |