Rastet

Pengim në kryerje të detyrës ndaj gjashtë gazetarëve të RTK-së, Prishtinë, 25.08.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik.

Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë vendim arbitrar të Menaxhmentit të RTK-së, që paraqet një nivel të paprecedent të cenzurës në Transmetuesin Publik.

AGK-ja e sheh veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave.

Kjo është një dëshmi e re, të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se Menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Menaxhmentin që ta rishikojë dhe tërheqë këtë vendim, dhe t’ua mundësojë gazetarëve dhe redaktorëve të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa ndikimin e vazhdueshëm politik.

AGK-ja do të përkrahë të 6 kolegët gazetarë në të gjithë hapat që ata do të ndërmarrin për të sfiduar këtë vendim të papranueshëm dhe të ndikuar nga politika.




Detajet e raportuesit Pengim në kryerje të detyrës ndaj gjashtë gazetarëve të RTK-së, Prishtinë, 25.08.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik. Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami kanë njoftuar se menaxhmenti, pa paralajmërim, të premten e kaluar, i ka njoftuar se janë përjashtuar nga moderimi i magazinave informative të orës 17:00 dhe të orës 23:00. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë vendim arbitrar të Menaxhmentit të RTK-së, që paraqet një nivel të paprecedent të cenzurës në Transmetuesin Publik. AGK-ja e sheh veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Blerta Foniqi Kabashi, Meneta Zekaj Nushi, Arton Mulliqi, Edona Musa-Mustafa, Jehona Zhitia dhe Valon Bajrami.
Gjinia Grup
Data 25.8.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari Menaxhmenti i RTK-së
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias RTK
Burimi Grupi i gazetarëve
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e sheh veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave. Kjo është një dëshmi e re, të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se Menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Menaxhmentin që ta rishikojë dhe tërheqë këtë vendim, dhe t’ua mundësojë gazetarëve dhe redaktorëve të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa ndikimin e vazhdueshëm politik. AGK-ja do të përkrahë të 6 kolegët gazetarë në të gjithë hapat që ata do të ndërmarrin për të sfiduar këtë vendim të papranueshëm dhe të ndikuar nga politika.
Share this Post: