Pengim në kryerje të detyrës, Damjan Portiq, Pejë, 25.06.2025
Gazetari i Radio Gorazhdec (Gorazdevac), Damjan Portiq (Portić) ka informuar për pengesën në punë që i është bërë gjatë të martës, derisa po raportonte nga fshirja e disa grafiteve në këtë fshat të komunës së Pejës.
Portiqit i është kërkuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të mos filmonte procesin e fshirjes së këtyre grafiteve, duke i kërkuar të largohet, edhe pse ai ishte identifikuar si gazetar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë sjellje të papranueshme, dhe e fton Policinë e Kosovës që të mos pengojë gazetarët në kryerjen e punës së tyre për të informuar publikun.
| Detajet e raportuesit | Pengim në kryerje të detyrës, Damjan Portiq, Pejë, 25.06.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Gazetari i Radio Gorazhdec (Gorazdevac), Damjan Portiq (Portić) ka informuar për pengesën në punë që i është bërë gjatë të martës, derisa po raportonte nga fshirja e disa grafiteve në këtë fshat të komunës së Pejës. Portiqit i është kërkuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës që të mos filmonte procesin e fshirjes së këtyre grafiteve, duke i kërkuar të largohet, edhe pse ai ishte identifikuar si gazetar. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Damjan Portiq |
| Gjinia | Mashkull |
| Data | 25.6.2025 |
| Qyteti | Pejë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga policia |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Radio Gorazhdec |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e cilëson këtë sjellje të papranueshme, dhe e fton Policinë e Kosovës që të mos pengojë gazetarët në kryerjen e punës së tyre për të informuar publikun. |

