Pengim në kryerjen e detyrës, Ferizaj, 9.2.2025
Te dielën në Ferizaj, pas orës 22:00, gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi u penguan për ta kryer punën e tyre nga aktiviste të LVV-së. Të njëjtat provuan të shkojnë te selia e këtij subjekti politik, mirëpo atyre u beri rezistence njeri nga anëtaret, duke ju thënë: “S’keni vend këtu, duke ua mbyllur edhe derën e zyrës. I njëjti doli jashtë edhe u beri me dije të tjerëve që po festonin se kush jemi ne. “O njerez kete janë t’Klanit” e si pasojë ata u vërsulen me britma, fyerje e sharje duke na pamundësuar ta kryenim punën tonë.
Detajet e raportuesit | Gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Të dielën në Ferizaj, pas orës 22:00, gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi u penguan gjatë raportimit pranë selisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Teksa tentuan të afrohen, njëri nga aktivistët u bëri rezistencë duke u thënë “S’keni vend këtu” dhe duke ua mbyllur derën e zyrës. Më pas, i njëjti doli jashtë dhe njoftoi të pranishmit duke thirrur: “O njerëz, këta janë t’Klanit.” Kjo shkaktoi reagime të ashpra, me britma, fyerje dhe sharje nga turma, duke ua pamundësuar gazetareve të vazhdonin punën e tyre. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi |
Gjinia | Grup |
Data | 9.2.2025 |
Qyteti | Ferizaj |
Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
Nga Kush | |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | Klan Kosova |
Burimi | Email nga Klan Kosova |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe mbështetësve të tyre që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mos pengojnë raportimin e tyre. Çdo formë e presionit, fyerjeve apo ndërhyrjes në punën e mediave dëmton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për informim. Kërkojmë nga autoritetet që të sigurojnë kushte të sigurta për gazetarët në terren. |