Rastet

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 9.2.2025

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ekipi i Klan Kosovës i përbërë nga gazetaret Agan Hajdarhoxha, Nita Ilazi dhe kameramani Florian Syla, kanë shkuar për t’i pasqyruar festimet e simpatizantëve të “Vetëvendosjes” ata janë penguar, fillimisht me flamuj e pastaj me ndezje të fishekzjarrëve, dhe brohoritjet KlanSerbia të bashkangjitura me sharje ndaj nënës dhe motrave duke e hedhur një mjetë piroteknike në drejtim të ekipit.




Detajet e raportuesit Gazetaret Agan Hajdarhoxha, Nita Ilazi dhe kameramani Florian Syla
Rastet Përshkrimi Pas përfundimit të procesit zgjedhor, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetarët Agan Hajdarhoxha, Nita Ilazi dhe kameramani Florian Syla, është penguar gjatë raportimit të festimeve të simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Fillimisht, ata janë ballafaquar me bllokimin e pamjes përmes flamujve, pastaj me ndezjen e fishekzjarrëve pranë tyre, ndërsa turma ka brohoritur “Klan Serbia”, duke shoqëruar thirrjet me sharje ndaj familjarëve të gazetarëve. Situata është tensionuar më tej kur në drejtim të ekipit është hedhur një mjet piroteknik, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe duke pamundësuar raportimin e lirë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Agan Hajdarhoxha, Nita Ilazi dhe Florian Syla
Gjinia Grup
Data 9.2.2025
Qyteti Gjakovë
Lloji i incidentit Sulme aktuale ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Email nga Klan Kosova
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për pengimin e ekipit të Klan Kosovës gjatë raportimit pas zgjedhjeve. Përdorimi i flamujve për t’ua bllokuar pamjen, ndezja e fishekzjarrëve pranë tyre dhe brohoritjet ofenduese, përfshirë sharjet dhe hedhjen e mjeteve piroteknike, janë akte që vështirësojnë punën e gazetarëve dhe cenojnë lirinë e medias. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të sigurojnë kushte të sigurta për raportim.
Share this Post: