Rastet

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjilan, 9.2.2025

Ekipi i përbërë nga gazetarët Flamur Gajtani e Herolind Ademi dhe kameramani Bardh Stublla, gjatë ditës së votimit 09.02.2025, kanë mbuluar rajonin e Gjilanit. Edhe kur janë mbyllur qendrat e votimit, ekipi ka dalë në sheshin e Gjilanit për të përcjellë tubimin të thirrur nga kryetari Alban Hyseni për të festuar fitoren. Kur i njëjti ka përfunduar fjalën, simpatizantët e VV-së kanë nisur fyerjet ndaj ekipit duke iu afruar e bërtitur si: "s'keni vend ketu", "poshtë Klan Serbia", "juve ju pengon Flamuri (kombetar)", "punëtorë të Vuciqit", e fjali të ngjashme. Madje me përkrahës me simbole kombëtare i kanë rrethuar gazetaret e kameramanin duke e penguar ta kryente punën e tij dhe nuk kanë lejuar të kryente punën e tij dhe kjo ka zgjatur derisa Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke e larguar masën nga ekipi. Gazetarët dhe kameramani me ndihmë të policisë janë vendosur në një vend më të sigurt.




Detajet e raportuesit Gazetarët Flamur Gajtani e Herolind Ademi dhe kameramani Bardh Stublla
Rastet Përshkrimi Gjatë mbulimit të tubimit të fitores në sheshin e Gjilanit më 09.02.2025, ekipi i gazetarëve Flamur Gajtani, Herolind Ademi dhe kameramani Bardh Stublla u përballën me pengesa serioze në kryerjen e detyrës së tyre. Pas fjalimit të kryetarit Alban Hyseni, simpatizantët e VV-së nisën t'i fyenin dhe t'i sulmonin verbalish gazetarët, duke i rrethuar dhe duke e penguar kameramanin të filmonte. Ata u konfrontuan me thirrje si "s’keni vend këtu" dhe "punëtorë të Vuçiqit", ndërsa situata mbeti e tensionuar derisa Policia e Kosovës ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për t’i vendosur gazetarët në një zonë të sigurt.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Flamur Gajtani e Herolind Ademi dhe Bardh Stublla
Gjinia Grup
Data 9.2.2025
Qyteti Gjilan
Lloji i incidentit Sulme aktuale ndaj gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Email nga Klan Kosova
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin në lidhje me pengimin e ekipit të gazetarëve gjatë mbulimit të tubimit në Gjilan. Sulmet verbale dhe pengesat ndaj punës së tyre janë cenim i lirisë së medias dhe një praktikë e papranueshme në një shoqëri demokratike. U bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë një mjedis të sigurt për gazetarët në ushtrimin e detyrës së tyre.
Share this Post: