Pengim në kryerjen e detyrës, Vushtrri, 9.2.2025
Gjatë ditës së djeshme, ekipi i Klan Kosovës i përbërë nga Gresa Nitaj, Blerina Doshlaku si dhe kameramani, Mirand Karamani, janë penguar verbalisht në raportimin e tyre tek selia e LVV-së në Vushtrri. Fillimisht me ofendime e me thirrje kryesisht “Klan Serbia”, por më pas militantët janë afruar tek kamera e televizionit, duke share televizionin dhe duke kërkuar që të largohemi nga aty. Presioni ka qene me fjale, por edhe me vetura te cilat afroheshin deri afër paraqiste problem në raportim. Duke e parë situatën në ndihmë ekipit i kanë dalë Policia e Kosovës (rreth 10 pjesëtarë).
Detajet e raportuesit | Gazetaret Gresa Nitaj, Blerina Doshlaku si dhe kameramani, Mirand Karamani |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Gjatë ditës së zgjedhjeve, ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga Gresa Nitaj, Blerina Doshlaku dhe kameramani Mirand Karamani, është penguar gjatë raportimit pranë selisë së LVV-së në Vushtrri. Ata janë sulmuar verbalisht me ofendime dhe thirrje si “Klan Serbia”, ndërsa disa militantë janë afruar te kamera, duke fyer televizionin dhe duke kërkuar largimin e ekipit. Përveç presionit me fjalë, gazetarët janë përballur edhe me makina që afrohesin në mënyrë shqetësuese, duke vështirësuar punën e tyre. Situata u menaxhua me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, e cila dërgoi rreth 10 pjesëtarë për të siguruar mbarëvajtjen e raportimit. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Gresa Nitaj, Blerina Doshlaku dhe Mirand Karamani |
Gjinia | Grup |
Data | 9.2.2025 |
Qyteti | Vushtrri |
Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | Klan Kosova |
Burimi | Email nga Klan Kosova |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | Po |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për pengimin e ekipit të Klan Kosovës gjatë raportimit në Vushtrri. Sulmet verbale dhe presioni ndaj gazetarëve cenojnë lirinë e medias dhe krijojnë një mjedis të pasigurt për punën e tyre. U bëjmë thirrje të gjithë akterëve që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mundësojnë raportim të lirë e të papenguar. |