Pengim në punën e gazetarëve, Prishtinë, 29.11.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova - Kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve.
Nga ky veprim i policisë, kanë pësuar kolegët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues.
| Detajet e raportuesit | Pengim në punën e gazetarëve, Prishtinë, 29.11.2023 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Ekaterina Trendafilova - Kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve. Nga ky veprim i policisë, kanë pësuar kolegët Elmedina Ballazhi dhe Pleurat Salihu, i cili edhe është alivanosur, Hasan Hoti dhe Rrahman Osmani, si dhe të tjerë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Elemdina Ballazhi, Pleurat Salihu, Hasan Hoti, Rrahman Osmani |
| Gjinia | Grup |
| Data | 29.11.2023 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga policia |
| Shkelësi / i dyshuari | Policia e Kosoves |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | Mediet |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues. |

