Presion dhe kërcënim ndaj gazetares Dragana Vukosavleviq, Mitrovicë e Veriut, 18.3.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetarja e portalit Kossev nga Mitrovica Veriore, Dragana Vukosavleviq (Dragana Vukosavljević) është kërcënuar nga një zyrtare e komunës së Mitrovicës Veriore, dhe ndaj saj është ushtruar presion.
Vukosavljević kishte raportuar për mos-regjistrimin e të sapolindurve në këtë komunë, duke përdorur përgjigjet e zyrtares së regjistrit civil, F.Stavileci, pas një sërë përpjekjesh për të marrë informacion zyrtar për temën.
Sipas raportimit të portalit, ajo e ka kërcënuar gazetaren se do t’ia dërgojë policinë në redaksi.
AGK-ja i dënon ashpër kërcënimet dhe pengimin e punës ndaj gazetares Vukosavljević dhe e fton Policinë e Kosovës të bëjë hetimet e duhura në mënyrë profesionale.
AGK-ja gjithashtu i bën thirrje Komunës së Mitrovicës Veriore të kryejë hetime të brendshme për incidentin.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton kryetarin, Erden Atiq dhe administratën komunale që ai udhëheq që të ofrojë transparencë për vendimet, dhe të angazhohet për të kthyer përgjigje për tema të interesit publik, për gazetarët e të gjitha nacionaliteteve.
| Detajet e raportuesit | Presion dhe kërcënim ndaj gazetares Dragana Vukosavleviq, Mitrovicë e Veriut, 18.3.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Gazetarja e portalit Kossev nga Mitrovica Veriore, Dragana Vukosavleviq (Dragana Vukosavljević) është kërcënuar nga një zyrtare e komunës së Mitrovicës Veriore, dhe ndaj saj është ushtruar presion. Vukosavljević kishte raportuar për mos-regjistrimin e të sapolindurve në këtë komunë, duke përdorur përgjigjet e zyrtares së regjistrit civil, F.Stavileci, pas një sërë përpjekjesh për të marrë informacion zyrtar për temën. Sipas raportimit të portalit, ajo e ka kërcënuar gazetaren se do t’ia dërgojë policinë në redaksi. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Dragana Vukosavleviq |
| Gjinia | Femër |
| Data | 18.3.2025 |
| Qyteti | Mitrovica Veriore |
| Lloji i incidentit | Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | F.Stavileci |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Kossev |
| Burimi | Kossev |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja i dënon ashpër kërcënimet dhe pengimin e punës ndaj gazetares Vukosavljević dhe e fton Policinë e Kosovës të bëjë hetimet e duhura në mënyrë profesionale. AGK-ja gjithashtu i bën thirrje Komunës së Mitrovicës Veriore të kryejë hetime të brendshme për incidentin. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton kryetarin, Erden Atiq dhe administratën komunale që ai udhëheq që të ofrojë transparencë për vendimet, dhe të angazhohet për të kthyer përgjigje për tema të interesit publik, për gazetarët e të gjitha nacionaliteteve. |

