Presion ndaj gazetares Edona Podvorica, Prishtinë, 02.08.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellur me shqetësim presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila e ka bojkotuar konferencën për shtyp të Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me shumicën e kolegëve të medieve tjera.
Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se “si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari”. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares.
AGK-ja, e konsideron bojkotin e së martës, si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik.
Gjithashtu, AGK-ja e fton menaxhmentin e RTK-së të mos ndikohet nga presioni i pushtetit në raportim me veprimin e ekipit të vet në terren.
Detajet e raportuesit | Presion ndaj gazetares Edona Podvorica, Prishtinë, 02.08.2023 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka përcjellur me shqetësim presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila e ka bojkotuar konferencën për shtyp të Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me shumicën e kolegëve të medieve tjera. Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se “si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari”. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Edona Podvorica |
Gjinia | Femër |
Data | 2.8.2023 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga personat publik |
Shkelësi / i dyshuari | Enver Dugolli dhe Valon Ramadani |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | RTK |
Burimi | |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, e konsideron bojkotin e së martës, si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik. Gjithashtu, AGK-ja e fton menaxhmentin e RTK-së të mos ndikohet nga presioni i pushtetit në raportim me veprimin e ekipit të vet në terren. |