Rastet

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Prishtinë, 25.01.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për pengimin që i është bërë në kryerjen e punës një ekipi të gazetës Nacionale, gjatë një tubimi zgjedhor të partisë politike, Vetëvendosje në qytetin e Malishevës.

Disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u kanë paraqitur pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë: “Jeni më keq se Serbia!”

Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e ka sulmuar dhe linçuar publikisht në Facebook gazetaren, Besarta Hoti, për shkak të mbulimit të tubimeve të Vetëvendosjes në disa qytete.

AGK-ja i konsideron veprimet e tilla të papranueshme dhe që rrezikojnë seriozisht sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi.

AGK i bën thirrje Vetëvendosjes që të ofrojë kushtet e nevojshme për të gjitha mediat e interesuara për të përcjellur tubimet elektorale të saj, dhe të mos i pengojë ato.




Detajet e raportuesit
Rastet Përshkrimi Disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u kanë paraqitur pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë: “Jeni më keq se Serbia!” Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e ka sulmuar dhe linçuar publikisht në Facebook gazetaren, Besarta Hoti, për shkak të mbulimit të tubimeve të Vetëvendosjes në disa qytete.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 25.1.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias
Emri i Medias Nacionale
Burimi
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për pengimin që i është bërë në kryerjen e punës një ekipi të gazetës Nacionale, gjatë një tubimi zgjedhor të partisë politike, Vetëvendosje në qytetin e Malishevës. Disa pjesëmarrës dhe zyrtarë të Vetëvendosjes u kanë paraqitur pengesa gazetares Besarta Hoti dhe kameramanit Kushtrim Zenuni, mes tjerash duke iu drejtuar me fjalinë: “Jeni më keq se Serbia!” Gjithashtu, një përkrahës i Vetëvendosjes me emrin Filiz Mustafa, e ka sulmuar dhe linçuar publikisht në Facebook gazetaren, Besarta Hoti, për shkak të mbulimit të tubimeve të Vetëvendosjes në disa qytete. AGK-ja i konsideron veprimet e tilla të papranueshme dhe që rrezikojnë seriozisht sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi. AGK i bën thirrje Vetëvendosjes që të ofrojë kushtet e nevojshme për të gjitha mediat e interesuara për të përcjellur tubimet elektorale të saj, dhe të mos i pengojë ato.
Share this Post: