Sulm fizik ndaj gazetares Qendresa Sinani, Leposaviq, 16.06.2023
Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit.
Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike.
AGK-ja, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë.
Detajet e raportuesit | Sulm fizik ndaj gazetares Qendresa Sinani, Leposaviq, 16.06.2023 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Qendresa Sinani – gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit. Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Qendresa Sinani |
Gjinia | Femër |
Data | 16.6.2023 |
Qyteti | Leposaviq |
Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Shkelësi / i dyshuari | |
Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
Emri i Medias | Klan Kosova |
Burimi | Qendresa Sinani |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike. AGK-ja, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë. |