Sulm kibernetik ndaj "Sbunker", Prishtinë, 16.07.2024
Media online “Sbunker”, ka njoftuar se sot ka qenë cak i një sulmi të madh kibernetik, që ka cenuar përmbajtjen e saj.
"Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit. Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftim.
AGK-ja, e dënon sulmin dhe e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë.
AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve.
| Detajet e raportuesit | Sulm kibernetik ndaj "Sbunker", Prishtinë, 16.07.2024 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Media online “Sbunker”, ka njoftuar se sot ka qenë cak i një sulmi të madh kibernetik, që ka cenuar përmbajtjen e saj. "Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit. Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftim. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Sbunker |
| Gjinia | Grup |
| Data | 16.7.2024 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Sbunker |
| Burimi | Sbunker |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja, e dënon sulmin dhe e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë. AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve. |

