Rastet

Sulm ndaj ekipit televiziv Tëvë1, Mitrovicë, 20.12.2022

Sonte në mbrëmje, një tjetër shpërthim ka ndodhur – këtë herë në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës.

Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezent në momentin kur ndodhi shpërthimi.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka deklaruar gazetari Jashari.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar.




Detajet e raportuesit Sulm ndaj ekipit televiziv Tëvë1, Mitrovicë, 20.12.2022
Rastet Përshkrimi Sonte në mbrëmje, një tjetër shpërthim ka ndodhur – këtë herë në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës. Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezent në momentin kur ndodhi shpërthimi. “Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka deklaruar gazetari Jashari.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Gojart Jashari, Rron Agolli
Gjinia Grup
Data 20.12.2022
Qyteti Mitrovica Veriore
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Teve1
Burimi Teve1
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar.
Share this Post: