Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Betimi për Drejtësi, Prishtinë, 02.04.2026
Ekipi monitorues i Betimit për Drejtësi është penguar në kryerjen e punës profesionale gjatë një seance gjyqësore nga avokati Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.
Sipas raportimit të këtij mediumi online, zoti Berisha e ka larguar dhe ndalur diktafonin e monitoruesve në pauzën e një seance gjyqësore ku ai paraqitet në rolin mbrojtës të një personi të akuzuar.
AGK-ja e dënon fuqishëm këtë rast të paprecedent dhe të papranueshëm të pengimit të punës së mediumit nga avokati gjatë një seance publike dhe konsideron se vetëm trupi gjykues mund të marrë vendime sa i përket pranisë dhe incizimit nga mediat.
AGK-ja e fton avokatin Berisha që të respektojë punën e gazetarëve e monitoruesve që raportojnë nga seanca me interes për publikun.
AGK-ja gjithashtu fton gjykatësit që në seanca publike të sigurohen që puna e gazetarëve te jetë e lirë dhe e papenguar nga asnjë palë.
| Detajet e raportuesit | Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Betimi për Drejtësi, Prishtinë, 02.04.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Ekipi monitorues i Betimit për Drejtësi është penguar në kryerjen e punës profesionale gjatë një seance gjyqësore nga avokati Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës. Sipas raportimit të këtij mediumi online, zoti Berisha e ka larguar dhe ndalur diktafonin e monitoruesve në pauzën e një seance gjyqësore ku ai paraqitet në rolin mbrojtës të një personi të akuzuar. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Betimi për Drejtësi |
| Gjinia | Grup |
| Data | 2.4.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | Nga personat publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Besnik Berisha, kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Betimi për Drejtësi |
| Burimi | Betimi për Drejtësi |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e dënon fuqishëm këtë rast të paprecedent dhe të papranueshëm të pengimit të punës së mediumit nga avokati gjatë një seance publike dhe konsideron se vetëm trupi gjykues mund të marrë vendime sa i përket pranisë dhe incizimit nga mediat. AGK-ja e fton avokatin Berisha që të respektojë punën e gazetarëve e monitoruesve që raportojnë nga seanca me interes për publikun. AGK-ja gjithashtu fton gjykatësit që në seanca publike të sigurohen që puna e gazetarëve te jetë e lirë dhe e papenguar nga asnjë palë. |

