Rastet

Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Mitrovicë, 08.02.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë.

AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët, dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.

Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre.




Detajet e raportuesit Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Mitrovicë, 08.02.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit. Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë. AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët, dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 8.2.2025
Qyteti Mitrovicë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Veriu.info
Burimi Veriu.info
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar. AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre.
Share this Post: