Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 12.3.2025
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ndaj mediave, përfshirë një deklaratë skandaloze të bërë këtë të mërkurë.
Gjatë një pyetje drejtuar atij nga gazetarja e Gazeta Nacionale, Besarta Hoti, Kurteshi është përgjigjur me fjalët: "Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë.”
AGK-ja e konsideron këtë deklaratë si të papërgjegjshme, të papranueshme dhe të rrezikshme. Akuza e tillë, e paprecedent ndaj një medie, nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet, jo vetëm që cenon lirinë e shtypit, por rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve.
AGK-ja i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që urgjentisht të sigurojë që përfaqësuesi i saj në KQZ të mos pengojë punën e gazetarëve dhe të përmbahet nga gjuha fyese dhe kërcënuese ndaj mediave. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë.
| Detajet e raportuesit | Sulm ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 12.3.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar ashpër fyerjet dhe kërcënimet e përsëritura të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, ndaj mediave, veçanërisht deklaratën e tij skandaloze drejtuar gazetës Nacionale, ku ai i quajti gazetarët “media kriminale, të vrasësve me pagesë.” AGK e cilëson këtë gjuhë si të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe cenim të lirisë së shtypit, duke theksuar se ajo rrezikon edhe sigurinë e gazetarëve. Organizata i kërkon Lëvizjes Vetëvendosje të ndërhyjë për të ndaluar gjuhën fyese dhe pengesat ndaj punës së mediave, duke mbrojtur lirinë e shprehjes në Kosovë. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | Grup |
| Data | 12.3.2025 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | Sami Kurteshi |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja dënon gjuhën skandaloze, kërcënuese dhe nxitëse të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi. Sulmet verbale ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë seriozisht lirinë e medias në Kosovë. |

